Piquet, prapaskenat e denoncimit te skandalit

Nelson Piquet senior iu eshte pergjigjur pyetjeve te agjencise “Quest” nga hetuesit Martin Smith dhe Jake Marsh ne prani te avokatit Patrick Garrison. Pyetjet zgjaten per 54 minuta e 34 sekonda.
Aksidenti
Piquet: E pashe aksidentin ne tv dhe nuk e besova se mund te kishte ndodhur vertete pasi ishte e pamundur. Menjehere pas gares telefonova djalin por ai nuk m’u pergjigj ne telefon. Edhe gjate dy diteve me pas nuk arrita te flisja me te.
Telefonata
Piquet: Me telefonoi shoku i djalit Felipe Vargas i cili me tha se duhej te me tregonte dicka te pabesueshme. Me tha se ishte i bindur qe Nelsinho ishte urdheruar te perplasej per te fituar Alonso. Thashe me vete: Ta marre dreqi, si eshte e mundur? Doja te merrja nje avion dhe te shkoja menjehere ne Singapor. U qetesova disi dhe nuk bera asgje sepse dy gara me pas do vinte ne Brazil.
Whiting
Piquet: Njoh dike me te cilin kam garuar dhe tashme ai eshte ne strukturat e FIA-s. Quhet Charlie Whiting dhe e pyeta per pasojat qe mund te kishte per Nelsinho-n nese e publikoja historine. Me tha se nuk mund te me jepte nje pergjigje por une i thashe se kjo gje do kishte efekt te madh ne garat e F1. Ia rrefeva te gjithe historine dhe ai me tha: Shiko, nuk kam asnje dyshim qe kjo gje eshte programuar por nuk mund te provojme asgje.
Nelsinho
Piquet: Ne Brazil i thashe se nuk me pelqente te qendronte tek Renault. I thashe se mund te shkonte edhe ne nje skuader me te vogel. Ai mendonte se nuk ishte gjeja e duhur pasi te gjitha gazetat braziliane shkruanin se Renault po e perzinte. Flavio erdhi dhe me tha: Nuk e perze por dua nje kontrate. I thashe se ishte e pamundur dhe se po i shkaterronte karrieren. I thashe qe nese deshironte te mbante Nelsinho-n, makinat duhej te ishin te njejta.
Ecclestone
Piquet: Ne Hungari Bernie me takoi dhe me pyeti se cfare problemi kishte mes Briatore-s dhe Nelsinho-s. Une i thashe atij gjithe historine. Ai me keshilloi qe kete gje mos ta publikoja ne shtyp. E pyeta: Cfare duhet te bej? M’u pergjigj: Injoroje…”.
Mosley
Piquet: I Telefonova Max Mosley-t dhe i kerkova te flisja me te. U Takuam, i fola per problemin. Ai me tha se ishte ne dijeni te ketij problemi por per momentin nuk mund te behet asgje sepse nuk ka prova.
Alonso
Piquet: Pa dyshim qe ai kishte makinen me te mire. Nese me pyesni a e dinte Alonso cfare do te ndodhte ne Singapor? Une mendoj se ai ishte plotesisht ne dijeni.
Foto