Barcelona, Xavi: Dembele dëshiron të shkojë te PSG, Kessie…

“Dembélé na tha se ai dëshiron të largohet nga ne dhe të shkojë te PSG, ai tashmë ka folur me Luis Enrique dhe Al-Khelaifi. Është një humbje që dhemb, sepse ne u kujdesëm për të për ta bërë atë të lumtur. Por ne nuk mund të luftojmë në një situatë të tillë. Unë e pyeta atë pse, por ai nuk më dha një përgjigje të qartë”. Kështu trajneri i Barcelonës, Xavi ka bërë një sqarim për situatën me Dembele.
Ndërkohë, që ka dhe një tjetër situatë në shtëpinë katalanase që duhet zgjidhur. Nëntëdhjetë minuta në pankinë për Kessie me Barcelonën në ndeshjen miqësore kundër Milanit: “Franck nuk luajti për shkak të një dëmtimi të lehtë – tha trajneri katalanas – Për të ardhmen e tij, mund të them se ai e di saktësisht se si është situata”.