E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriminelët prona në bregdet. Ja pasuritë e Aldo Bares e Lul Berishes

Krimi i organizuar ka investuar ne blerje tokash dhe troje ne bregdet, ne apartamente banimi apo edhe ne ngritje biznesesh te ndryshme. Vendndodhja e pjeses derrmuese te ketyre pasurive eshte ne qytetet me te medha te vendit ne Tirane, Durres, Vlore dhe Sarande.
Investimet jane bere per disa vjet me parate e ardhura prej trafikut te droges dhe atij te prostitucionit. Behet fjale per mijra metra katrore toke, mijra metra te tjere troje dhe siperfaqe biznesi dhe dhjetra makina. Pasurive te patundshme u shtohen edhe vlerat monetare, shuma te medha ne leke dollare dhe euro te depozituara ne banka.

Alsat zbardh pasurite e sekuestruara te disa prej eksponenteve kryesore te krimit te cilat tashme jane nen administrimin e shtetit.

Lista kryesohet nga pjestaret e dy prej bandave me famekeqe dhe me te rrezikshme aktiviteti kriminal i te cilave ka perfunduar. Banda e Lushnjes dhe ajo e Durresit kane mundur te vene pasuri kolosale duke investuar sidomos ne bregdet. Respektivisht e kreret e ketyre bandave Aldo Bare dhe Lulzim Berisha kane zoteruar pjesen e luanit, por as anetaret poshte tyre me peshe me te vogel nuk mbeten pas. Lista vazhdon me te tjera pasuri te cilat u jane sekuestruar trafikanteve te droges dhe prostitucionit.

Totali i pasurive te sekuestruara

Toke Troje dhe sip. biznesi Apartamente Mjete Vlera Monetare
25000m2 70000m2 3900m2 25 makina 52mln leke
3 kamione 475 000$
2,5 mln euro

Banda e Durresit Banda e Lushnjes
Aldo Bare Lulzim Berisha
15 mije m2 (Laguna e Karavastase) 20500m2 toke
Lokal 200m2 ne Lushnje 12000m2 troje dhe siperfaqe biznesi
2 makina 1 apartament 140m2 ne Lushnje
200 milione leke 150 milione leke dhe 50 mije euro

Afrim Hoxha Klodian Saliu(vrare)
Pallat peskatesh ne Lushnje 1 500m2 truall ne bregdet
130m2 truall ne Lushnje Lokal 500m2
Apartament 200m2 ne Tirane
2 autovetura, 1 kamion 3 makina

Pergatiti: Gent Azizi
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›