E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona bën “blof”, Interi zhgënjenBarcelona ishte zhgënjimi më i madh i mbrëmjes së të martës në Ligën e Kampioneve. Kampionia në fuqi e Europës humbi në shtëpi 1-2 me rusen, Rubin Kazan.

Rrjetet sociale:

Barcelona ishte zhgënjimi më i madh i mbrëmjes së të martës në Ligën e Kampioneve. Kampionia në fuqi e Europës humbi në shtëpi 1-2 me rusen, Rubin Kazan. Edhe Interi nuk arriti të fitojë në “San Siro”

Grupi E
Fiorentina fitoi 4-3 në transfertë me Debrecen. Mutu (6’ e 20’), Xhilardino (10’) dhe Santana (37’) shënuan për skuadrën italiane. Czvitkovics (2’), Rudolf (28’) dhe Coulibaly (88’) realizuan për vendasit e Debrecenit.

Po në këtë grup, Liverpuli humbi 1-2 me Lionin. Golit të Benayoun në pjesën e parë (41’) ju kundërpërgjigj Gonalons në të dytën (72’). Delgado shënoi golin e fitores për Lionin në minutën e 90-të.

Grupi F
Interi u tregua edhe një herë tjetër i pazoti për të fituar në Ligën e Kampioneve, duke barazuar 2-2 në “San Siro” me Dinamon e Kievit. Dy herë kaluan në avantazh ukrainasit me anë të Miklahik (5’) dhe autogolit të Lusios (40’) dhe dy hera barazuan zikaltërit: Stankoviç (35’) dhe Samuel (47’).

Barcelona humbi 1-2 me kampionin e Rusisë, Rubin Kazan. Ryazantsev (2’) dhe Karadeniz (73’) bënë të pavlefshëm golin e Barcelonës të realizuar nga Zlatan Ibrahimoviç (48’).

Grupi G
Gllazgou Rejnxhërs zhgënjeu në shtëpi duke humbur thellësisht 1-4 me Uniera Urziceni. Edhe gjermanët e Shtutgardit humbën në shtëpi, 1-3 me Seviljen.

Grupi H

Arsenali barazoi në Holandë 1-1 me AZ Alkmarin. Për “topçinjtë” londinezë shënoi Fabregas (36’). Holandezët shënuan në kohën shtesë me anë të Mendes në minutën e 92-të. 

Olimpiakos fitoi 2-1 me belgët e Standard Liezhit. Për Standardin shënoi Kamargo në minutën e 38-të, por kampionët e Greqisë ia dolën të përmbysin rezultatin: Mitroglou barazoi në minutën e 43-të, ndërsa Stolidhis firmosi fitoren në minutën e 90-të.

Liga e Kampioneve
Dita 3

20.10.2009

E Debreceni-Fiorentina  3-4
E Liverpul-Lion   1-2
F Barcelona-Rubin Kazan 1-2
F Inter-Dynamo Kiev  2-2
G Rangers-Unirea Urziceni 1-4
G Shtutgart-Sevilja  1-3
H AZ Alkmaar-Arsenal  1-1
H Olimpiakos-Standard L. 2-1
 
21.10.2009
A Bordo-Bajern Munih
A Juventus-Makabi Haifa
B CSKA Moskë-Mançester J
B Volfsburg-Beshiktash
C Real Madrid-Milan
C Zyrih-Marsejë
D Porto-Apoel
D Çelsi-Atletiko Madrid


Numri i klikimeve - 772
  E Marte, 20 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›