E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi F, ndeshje vendase për Interin dhe Barcelonën

Pas dy barazimeve në ndeshjet e para (0-0 ndaj Barcelonës dhe 1-1 ndaj Rubin Kazanit), të besuarit e Hoze Mournjos do të kërkojnë të marrin tripikëshin e parë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. Zikaltrit vijnë në këtë ndeshje pas fitores bindëse 5-0 në kampionat kundër Xhenovas dhe morali në kampin italian është i lartë.

Trajneri portugez ka dhënë vlerësime pozitive për ekipin ukrainas, duke kërkuar kujdes maksimal nga lojtarët e tij. Edhe në ndeshjen e sotme, “I veçanti” duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm.

Kështu, Tiago Mota vazhdon të mos jetë i gatshëm, por rikthehet Eto, që me shumë mundësi do të jetë që nga minuta e parë. Në dyshim është Diego Milito, por mungesa e alternativave në repartin e avancuar mund ta detyrojë trajnerin portugez të përdorë dyshen Eto-Milito në sulm.

Inter – Dinamo Kiev, formacionet e mundshme:

Inter 4-3-1-2: H.Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Kivu; Kambiaso, Zaneti, Stankoviç; Shnajder; Eto, Milito. Trajner: H. Mourinjo

Dinamo Kiev 4-2-3-1: Shovkovski; Eremenko, Kaçeridi, L.Almeida, Magrao; A.Jusuf, Vukojeviç; Gusev, Shevçenko, Jarmolenko; Milevski. Trajner: V. Gazaev

Gjyqtar: M. Atkinson (Angli)

Në takimin tjetër të grupit F, Barcelona do të luajë në shtëpi përballë Rubin Kazanit. Katalanasit ndodhen në kuotën e katër pikëve dhe në sfidën e sotme do kërkojnë patjetër tri pikët, për t’u shkëputur nga rivalët e Interit, që aktualisht kanë dy pikë.

Tieri Henri do të jetë mungesa e vetme e vendasve në përballjen e sotme dhe Andres Iniesta do të luajë në vend të francezit, përkrah Mesit dhe Ibrahimoviçit.

Ndërkohë, pas barazimit me Interin në shtëpi, rusët duan të bëjnë surprizën edhe në “Kamp Nou”, për të synuar vendin e tretë në grup, për të siguruar një vend në Ligën e Europës.

Barcelona – Rubin Kazan, formacionet e mundshme:

Barcelona 4-3-3: Valdes; D.Alvesh, Pike, Pujol, Abidal; Ture, Ksavi, Keita; Iniesta, Ibrahimoviç, Mesi. Trajner: P. Guardiola

Rubin Kazan 4-4-2: Rizhikov; Kaleshin, Popov, Sezar, Kvirkvelia; Gëkdeniz, Muravski, Tomas, Kasaev; Domingez, Bukarov. Trajner: G. Berdiev

Gjyqtar: L. Duhamel (Francë)  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›