E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, lojtari i javës në Premier Ligë

26-vjeçari ka arritur të fitojë një vend në formacionin më të mirë të Premier Ligës dhe të shpallet si lojtari i javës. Cana ndihmoi ekipin e tij në fitoren e radhës 1-0 në “Stadiumin e dritave” përballë Liverpulit.

Mesfushori kuqezi ka fituar gjashtë herë në nëntë ndeshjet e kampionatit në anketën e lojtarit më të preferuar të tifozëve të Sandërlendit, duke fituar menjëherë zemrat dhe duke u shndërruar në idhullin e tyre.

Së fundi, në një sondazh të organizuar po në faqen e klubit në internet, Lorik Cana ka marrë numrin më të madh të votave në lidhje me pyetjen se cili është lojtari që ka lënë më tepër përshtypje në “Stadiumin e dritave”.

Por kulmi i formës së kapitenit të Sandërlendit u arrit këtë javë, ku përveçse ka zënë një vend në formacionn e javës (duke lënë pas emra të njohur të mesfushës), ka marrë numrin më të madh të votave, duke fituar titullin e futbollistit më të mirë të javës së nëntë.

Ja formacioni i javës në Angli:

Portier: Eurelio Gomes (Totenhem)

Mbrojtësr: Stefen Varnok (Aston Vila), Rajan Shaëkros (Stok Siti), Xhodi Kradok (Wolverhempton), Fil Bardsli (Sandërlend)

Mesfushorë: Stilian Petrov (Aston Vila), Dejvid Dan (Blekbërn), Lorik Cana (Sandërlend), Çarls N'Zogbia (Uigan), Rajan Gigs (Mançester Utd.)

Sulmues: Darren Bent (Sandërlend)  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›