E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa bën “avokatin” e Fizikelës dhe Badoerit

Tashmë ai është gati për t’u rikthyer në timonin e njëvendëshes italiane, por më parë ndalet tek kolegët që e zëvendësuan gjatë kësaj kohe, Luka Badoer dhe Xhankarlo Fizikela.

Në një intervistë për televizionin sportiv brazilian, “SporTv”, Masa ka deklaruar se F2009 është një makinë e vështirë për t’u drejtuar, e ndryshme nga të tjerat. Sipas tij, kjo nuk i ka ndihmuar Fizikelën dhe Badoerin, megjithëse Xhankarlo është përmirësuar në garat e fundit.

Felipe rikthetet tek sezoni i vështirë me Ferrarin (“Këtë vit kemi vuajtur shumë, në disa gara makina paraqitej mirë, në të tjera jo”) dhe në periudhën pas aksidentit, që siç tregon edhe vetë, e pati fundin me rikthimin në pistën e Fioranos.

“Ishte një emocion i madh të shihja të gjithë mekanikët që ishin të angazhuar të më ndihmonin. Nuk munda të bëj shumë xhiro në fushë, sepse binte shi, por kur dola nga makina, të gjithë më duartrokitën. U ndieva si në një familje të madhe. Do të flitet gjithmonë për problemet e Formulës 1 dhe të sportit në përgjithësi, por kjo është diçka që do të mbetet përgjithnjë në zemrën time”, përfundoi Felipe Masa.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›