E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul – Lion, sfida e “nxehtë” e grupit E

Pas disfatës së dy javëve më parë kundër Fiorentinës, anglezët do të kërkojnë patjetër tri pikët, për të mos e vënë në diskutim kalimin në 1/16. Pas dy ndeshjeve të para, “The Reds” ndodhen në koutën e tre pikëve, aq sa ka edhe Fiorentina.

Një dështim në përballjen e sotme do të trondiste pozitat dhe objektivat e Liverpulit për t’u renditur në krye të grupit E. Megjithëse me mungesa të rëndësishme (Torres, Akuilani, Dosena dhe Kiriakos, kurse Stiven Xherrard është në dyshim), 5 herë kampionët e Europës do kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mos lejuar shkëputjen e rivalëve, Lioni dhe Fiorentina.

Nga ana tjetër, francezët janë më të qetë dhe do të kërkojnë surprizën në Angli, për të siguruar kualifikimin. Olimpik Lioni kryeson grupin me pikë të plota dhe sot do kërkojë maksimumin për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Ndërkohë, Fiorentina do të luajë në transfertën e Hungarisë përballë modestëve të Debreçenit. Pas fitores 2-0 me Liverpulin dy javë më parë, italianët janë futur në vallen e kualifikimit dhe një fitore në ndeshjen e sotme e çon skuadrën e Prandelit në kuotën e gjashtë pikëve.

Liverpul – Olimpik Lion, formacionet e mundshme:

Liverpul 4-2-3-: Reina; Xhonson, Karrager, Skrtel, F.Aurelio; Maskerano, Lukas; Kajt, Zherrard, Benajun; Babel. Trajner: R. Benitez

Olimpik Lion 4-4-2: H.Loris; Revelie, Kris, Tulalo, Sisoko; Delgado, Gonalons, Makun, Bastos; Gomis, Lisandro. Trajner: K. Puel

Gjyqtar: A. Malenko (Spanjë)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›