Barcelona beson se mund te fitoje kampionatin spanjoll
Barazimi me Vijarealin që e rriti në 7 pikë diferencën me Realin e Madridit ka komplikuar garën e Barcelonës në luftën për titull në La Liga. Megjithatë, katalanët nuk janë dorëzuar dhe besojnë se përmbysja është e mundshme.
Faqja zyrtare e klubit “blaugrana” ka publikuar pesë arsyet përse tifozët duhet të besojnë se kampionati ende nuk mund të quhet i mbyllur. Arsyeja e parë është se skuadra e Pep Guardiolës është në gjendje të përballojë çdo lloj situate dhe rikuperimi i pikëve në klasifikim, cilësohet si një prej sfidave më emocionuese të ekipit që ka fituar 13 nga 16 trofetë e mundshëm në 3 vite e gjysmë. Edhe pse diferenca nuk ka qenë asnjëherë kaq e madhe, besimi vjen nga fakti se Realit i duhet të luajë në “Kamp Nou”.
Dy arsye të tjera janë forma e mirë e Barçës në shtëpi, me 9 fitore dhe një barazim si edhe 43 gola të realizuar, si edhe përmirësimi në rezultatet e arritura jashtë fushe, ku ka barazuar 5 ndeshje dhe humbur vetëm 1. Katalanët kanë marrë 17 nga 30 pikët e mundshme, duke regjistruar një prej rendimenteve më të dobta në vitet e fundit.
Arsyeja e katërt për të qenë optimist është rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar, ku në ecurinë jo të mirë kanë ndikuar dëmtimet e Iniestas e Pedros, ndërsa pritet të rikthehen edhe David Vija e Afellai.
Arsyeja e pestë dhe e fundit për të besuar te përmbysja është se me Guardiolën në stol, Barcelona ka shkëlqyer. Megjithatë, klubi është mësuar me sfida të tilla në të kaluarën, ku pas sezoneve 1991-’92, 1992-’93 dhe 1993’94, rikuperimi më i fundit i suksesshëm është regjistruar në edicionin 2003/04, që ishte pika e kthesës për Barçën e mrekullueshme që kemi sot.