Barcelona do të fitojë sërish

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka mohuar sugjerimet për përfundimin e një epoke në Nou Camp.
Largimi i trajnerit Pep Guardiola dhe dështimi për të mbrojtur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe titullin në La Liga, ka zgjuar sugjerime se dominimit të Barcelonës i erdhi fundi. Por, Valdes ka insistuar se ekipi është i përqendruar të triumfojë në Copa del Rey, dhe shprehu optimizmin e tij për sukses në edicionin e ardhshëm.
“Shpresojmë të fitojmë kupën. Këtë sezon na kanë rrëshqitur dy tituj të rëndësishëm por do të kthehemi fuqishëm vitin tjetër”, deklaroi Valdes.