E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata në mbështetje të Tymoshenkos

Qindra njerëz janë tubuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për të protestuar kundër regjimit të presidentit, Viktor Janukovich dhe për të shprehur mbështetje për ish-kryeministren e burgosur, Yulia Tymoshenko.

Demonstruesit kanë kërkuar lirimin e Tymoshenkos nga vuajtja e dënimit prej 7 viteve burg, ndërsa vajza e saj, Jevhenia, ka lexuar një letër nga e ëma, që ka kërkuar mekanizma të rinj për forcimin e shtetasit të zakonshëm, në mënyrë që të mund të filloj procedura e shkarkimit të zyrtarëve shtetëror.

Kjo demonstratë u bë vetëm një ditë pasi presidentja e Lituanisë, Dalia Gribauskaite, i ka tërhequr vërejtjen Janukovichit, se Ukraina po rrezikon të “izolohet” nga Evropa, nëse ajo vazhdon t’i shkelë të drejtat e Tymoshenkos dhe të protestuesve të tjerë opozitarë.

Gribauskaite, po ashtu ka vizituar Tymoshenkon në një spital të Harkovit, ku ajo po trajtohet për dhimbje të shpinës dhe nga pasojat e grevës së urisë, që e kishte filluar pasi i kishte akuzuar rojet e burgut se e kishin rrahur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›