E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona dominon djajtë, gabon K. Ronaldo

Barcelona duhet të përgëzojë yllin e Mancester Junaitid, Kristiano Ronaldon, për humbjen e penalltisë së minutës së dytë, kur portugezi gjuajti jashtë kuadratit.
Gjithsesi, Barca ishte ekipi më i mirë në të gjitha drejtimet. Katalanasit, falë edhe kontributit të argjentinasit Lionel Mesi kontrolluan lojën (62%-38%) dhe patën më shumë se një rast për të realizuar golin e dëshiruar në mitikun "Kamp Nou" (21-6 gjuajtjet në drejtim të portës).
Portieri Van der Sar me eksperiencën e tij bllokoi gjuajtet e fuqishme të Tieri Henri, Andreas Iniesta dhe Samuel Eto.
"Djajtë e kuq", në një ditë jo të mirë (shkaktuan shumë faulla), duhet ta zgjidhin kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në "Old Traford".
Formacionit të Frenk Rajkard i mjafton cdo barazim me gola për t'ë kaluar në finalen e dytë brenda tri viteve të fundit, ndërkohë që ekipit anglez i duhet të fitojë me cdo kusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›