Gjermania fiton testin përpara Shqipërisë

Gjermania U-19 zhvilloi testin e fundit përpara raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Europian me ndeshjet kundër Shqipërisë (22 maj), Kroacisë (24 maj) dhe Sllovakisë (27 maj). Skuadra gjermane e drejtuar nga Horst Hrubesh (u përfol edhe si kandidaturë e Shqipërisë përpara se ta merrte Oto Baric) fitoi 3-0 me Serbinë dy gola të sulmuesit të Shturgard, Deniz Nakit, një shok skuadre i Shaban Ismailit. Serbia ishte kundërshtare e Shqipërisë në raundin e parë të zhvilluar në Spanjë ku humbi 2-0 me përfaqësuesen tonë. Dy golat mbajtën firmat e talentit Mirgen Bushati.