E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Shpresoj që PSG të mbijetojë”

Lorik Cana shprehu keqardhjen e tij në lidhje me situatën, që po përjeton ish-klubi i tij parë francez, Paris Saint-Germain. Gjatë një interviste për sitin francez football365.fr, kapiteni i Marsejës u shpreh: "Është shumë i vështirë të shohësh klubin e kryeqytetit në agoni. Kampionati francez ka nevojë për një Paris Saint-Germain të fortë. Unë uroj me gjithë shpirt që të dalë nga kjo situatë". Cana u transferua tre vjet më parë nga Paris Saint-Germain te Olimpiku i Marsejës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›