Mema: “Faji im, rrezikuam sezonin”

Trajneri i Tiranës, Sulejman Mema, u paraqit shumë i shqetësuar në konferencën për shtyp pas humbjes me Elbasanin, madje duke marrë përsipër edhe një pjesë të fajit. "Rrezikuam finalen. Ishte faji im në vendosjen e formacionit. Mund të kishim hedhur në erë sezonin". Tirana u kualifikua vetëm fali një goli më shumë në rezultatin e përgjithshëm 4-3, pasi dy ndeshjet përfunduan 0-3 në Elbasan dhe 1-3 në Tiranë.