E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e Guardioles, start si 38 vite me pare

Me Pep Guardiolen ne bankine, Barcelona ka bere startin me te mire qe nga viti 1970-71 kur katalanasit drejtoheshin nga trajneri anglez, Vik Bukingem.

Barcelona ka shenuar 35 gola ne kete sezon. Numri i golave eshte arritur fale kater fitoreve te thella, 6-1 ndaj Sporting Gijon dhe triumfi, 5-0 me Atletiko Madridin, si dhe sukseset e fundit, ndaj Bazel dhe Almerias, me goleade.

Guardiola zevendesoi Frenk Rajkardin ne muajin Korrik te ketij viti dhe tani eshte duke mbajtur nen kontroll euforine e lojtareve te tij.

"Kjo eshte nje situate joreale dhe eshte e rendesishme qe te sigurojme vleren me te mire te punes qe po bejme cdo dite," - shprehet 37-vjecari i Barcelones. "Ka pasur shume trajnere me te mire se une te Barcelona."- pranon ai. Guardiola eshte duke marre aktualisht levdata pas vendimit per te mbajtur sulmuesin Samuel Eto qe deklaroi se do te largohej ne vere nga klubi katalanas. Eto ka shenuar nente gola dhe eshte vene ne krye te listes se golashenuesve. Ai ka rival sulmuesin me te mire te Spanjes, David Vija qe luan me Valencian, ekipin kryesues te kampionatit spanjoll. Gjithsesi, Malaga mund te konsiderohet fare mire nje surprize pas fitoreve qe ka siguruar ne katror javet e shkuara duke perfshire edhe javen e fundit kur i dha fund marshimit te Seviljes qe nuk thyhej ne kete sezon dhe eshte ngjitur ne vend te gjashte.

8 jave

Pas tete javeve te para Barcelona eshte ne vend te dyte me 19 pike dhe vjen ne vend te trete Reali i Madridit qe ka po aq pike, por me nje gol diference. Gjigantet e Spanjes renditen nje pike pas Valencias qe ruan vendin e pare. Vilareali ka 18 pike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›