E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet e Partizanit "ngushellojne" Tiranen

Trajneri i Partizanit Shpetim Duro, pas fitores se thelle 5-1 ne ndeshjen e kupes perballe Tepelenes, ka kerkuar ne stervitje perqendrimin e lojtareve, pasi prova e vertete do te jete ndeshja me Shkumbinin. Duro synon fitoren e pare ne stolin e kuq, perballe peqinasve. Nga ana tjeter tifozet e Partizanit, qe nuk jane mesuar ta shohin ekipin e tyre ne kete gjendja po ngushellohen me ecurine e ekipit rival, Tiranes. Ka mjaftuar barazimi i Tiranes ne Puke, me Terbunin dhe kjo ka sjelle reagimin e te kuqve te cilet thone se nuk degjoheshin tifozet rivale pas fitores me Milanin, ne nje miqesore pak kohe me pare. Barazimet e bardhebluve ne Ballsh, ne Peqin dhe se fundmi ne Puke jane shnderruar ne nje motiv me shume per tifozet e kuq, qe nuk dinin si te kunderpergjigjeshin karshi tifozeve te Tiranes. "Edhe Tirana nuk eshte se ka ndonje ecuri me te mire. Ka fituar disa ndeshje dhe eshte e para por nuk po luan shkelqyeshem. Ka arritur disa barazime me ekipe te dobeta," u shpreh nje tifoze ultras i Partizanit, i cili anashkaloi ne kete menyre dhe nuk foli fare per pozitat e ekipit te tij te zemres. Kujtojme se Partizani ndodhet ne vend te fundit dhe tifozet e kuq nuk kane asnje argument per te folur per ekipin e tyre, para tifozeve te Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›