E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani pret Napolin per t'i rrembyer kreun

Pas deshtimit ne dy javet e para te Seria A, Milani ka fituar gjashte dhe ka barazuar nje ndeshje, ne shtate javet e fundit. Kuqezinjte jane aktualisht vetem nje pike larg Napolit dhe Udinezes. "Synimi yne eshte qe te zeme vendin e pare dhe do te kemi nje shans te mire kete te diele," - theksoi trajneri i Milanit, Karlo Anceloti, pas fitores 2-1 qe arriti ndaj Sienes, kete te merkure. Milani perfundoi ne vend te peste gjate sezonin te shkuar, pozicioni me i keq i shtate viteve te fundit, madje kuqezinjte dolen ne vend te katert nje sezon me pare kur e nisen kampionatin me penalizim, pas skandalit te fiksimit te ndeshjeve. "Ka kohe qe nuk e kemi nisur sezonin kaq mire sa tani," - theksoi braziliani Kaka, i cili shenoi me 11-metersh ne fitoren e fundit te Milanit, ne Siena. Filipo Inzagi fitoi penallti dhe Kaka e shnderroi ate ne gol. Ronaldinjo nuk luajti ne Siena, por do te jete gati ne ndeshjen e radhes kunder Napolit.

Napolitanet arriten nje fitore te rendesishme kete te merkure, ndaj Rexhines, 3-0. Protagonist per Napolin ishte argjentinasi Denis, i cili realizoi golat. "Le te shpresojme se do te ruajme formen aktuale," - tha trajneri i Napolit, Edi Reja. "Milani ka nje sulm te jashtezakonshem, por nese i mbajme sulmuesit e tyre ne kontroll ne mund t'i veshtiresojme gjerat per ta."Napoli eshte forcuar ndjeshem pasi goditi ne emra gjate merkatos, duke sjelle tre lojtare te klasit te larte. Klubi napolitan nuk shpenzoi shume. I pagoi ekipit te Indipendente per te blere Denis, nje shume prej 6.3 milion eurosh. Lavexi, gjithashtu nje argjentinas, shquhet per forcen fizike dhe eshte i specializuar ne kontrollin e mire te topit. Slovak Hamshik eshte i shpejte dhe shume i talentuar.

Udinese, do te prese te dielen ekipin e Xhenoas, qe gjithashtu ka shtate ndeshje pa humbur ne Seria A. Udinese dhe Napoli udheheqin tabelen e klasifikimit me 20 pike. Milan eshte i trete ne klasifikim, me 19 pike dhe Interi ka kaluar ne vend te katert, me 18 pike, pas dy barazimeve pa gola , ne javet e fundit. Pavel Nedved shenoi dy here ne Bolonja ne fitoren e Juventusit, 2-1 ne Bolonja dhe per bardhezinjte kjo ishte fitorja e dyte radhazi, pas mungeses se gjate prej nje muaji.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›