Shkumbini do te vije i cunguar ne Tirane
Shkumbini do te jete mysafir ne Tirane pa dy lojtare te formacionit baze dhe kjo eshte nje shans i mire per Partizanin qe pret me padurim fitoren. Erald Turdiu dhe Erjon Mustafaraj kane marre nga tre kartone te verdhe dhe do t'i mungojne formacionit peqinas ne kete ndeshje. Pavaresisht mungesave te peqinasve presioni mund te demtoje rende Partizanin nese nuk fiton edhe kete ndeshje. Vendi i fundit konsiderohet i pajustifikueshem, per nje ekip qe ka shkruar historine e futbollit tone. Shkumbini i ka rrembyer pike Vllaznise ne Shkoder, keshtu qe Partizani i druhet ndonje tjeter rezultati negativ, qe do te ishte fatale ne rast se ndodh, pasi renia mund te konsiderohet e sigurt edhe me nje barazim.