Ari Han neser ne Tirane, i duhen elemente per kombetaren
Trajneri Ari Han i ka dhene fund diteve pa adrese, pasi nuk eshte bere e ditur vendndodhja e tij, qe pas ndeshjes, Portugali-Shqiperi, 0-0. Dje FSHF beri te ditur se holandezi do te mberrije te shtunen ne kryeqytet, per te ndjekur dy ndeshje kryesore te Kategorise Superiore. Sic dihet me date 19 mars kombetarja shqiptare do te jete mysafire ne kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku do te luaje nje ndeshje miqesore. Para ketij takimi miqesor trajneri holandez ka per qellim qe te seleksionoje disa elemente nga kampionati yne, me qellim qe t'i testoje per ndeshjen e radhes. Ne fokus te holandezit do te jene dy nga ndeshjet ku luajne lojtare, kandidate per te veshur fanellen kuqezi.
Sipas FSHF-se, te dielen trajneri Ari Han ka ne program te ndjeke ndeshjen, Besa-Tirana. Ekipi qe kryeson Kategorine Superiore dhe Besa e Kavajes kane ne kontingjentin e tyre disa elemente, te cilet do te vezhgohen nga ana e trajnerit. Memelli, Kuli, Osmani e Muzaka jane emrat qe i mungojne listes se tij. Te shtunen trajneri kuqezi pritet te udhetoje drejt Shkodres, per te ndjekur ndeshjen: Vllaznia-Elbasani. Nuk eshte percaktuar ende zyrtarisht se cilen ndeshje do te ndjek trajneri kuqezi, pasi mund te qendroje per te pare edhe ndeshjen tjeter, Partizani-Shkumbini.Trajneri Ari Han ne momentin kur ka marre ne dore fatet e kombetares, premtoi se do te kete ndryshime thelbesore ne radhet e kuqezinjve. Deri tani, per sa kohe ka drejtuar Han, kombetarja ka ndryshuar shume pak, te pakten ne emra. Ndoshta, me seleksionimin e fundit priten ndryshimet e para thelbesore.