E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e kërkon Asenjon

Barcelona është e gatshme të paraqesë ofertë për portierin e pakënaqur të Atletico Madridit, Sergio Asenjo.

E përditshmja katalane, El Mundo Deportivo ka shkruar të dielën se Barcelona ka filluar bisedimet me Atleticon rreth marrëveshjes për 21-vjeçarin në fund të këtij sezoni.

Asenjo është rezervist në Atletico, por trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e sheh të riun si të aftë të jetë konkurrent i portierit të parë, Victor Valdes.

Asenjo iu bashkua Atleticos gjatë verës së vitit të kaluar nga Real Valladolid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›