E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carragher mund të largohet

Jamie Carragher ka bërë të ditur se mund të largohet nga Liverpooli nëse nuk i ofrohet një kontratë e re nga klubi.

Carragher e kaloi gjithë karrierën e tij në Anfield dhe bëri paraqitjen e 600-të më herët gjatë këtij sezoni.

Por, 32-vjeçari ka pranuar se mund të braktisë Liverpoolin nëse nuk është i dobishëm për klubin.

“Klubi vendos rreth kontratës së re. Nëse nuk më ofrohet mundësia e vazhdimit të qëndrimit, atëherë nuk do të kem problem të largohem. Nuk do të më pengonte”, tha Carragher për Sunday Times.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›