E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e shet Villan?

Duket se ka ardhur fundi i bashkëpunimit ndërmjet Barcelonës dhe David Villas, vetëm dy vjet pas arritjes së tij në klubin Blaugrana.

Sipas mediave spanjolle, klubi katalunas e ka vendosur në shitje ish sulmuesin e Valencias, i cili mund të largohet gjatë verës që vjen.

Skuadra e Pep Guardiolas i ka paguar 42 milionë euro për sulmuesin spanjoll, i cili kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare, me opsion të pestin, ndërsa paguhet 7 milionë euro në vit.

E ardhmja e Villas mund të jetë në Angli. Goleadori spanjoll mund ta vazhdojë karrierën në njërin nga klubet angleze Chelsea, Liverpool ose në Aston Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›