E Diel, 1 Nëntor 2026

Neser nis aventura magjike e Ligës së Kampioneve

Nga 73 skuadra që e nisën aventurën e Ligës së Kampioneve, përfshirë edhe tre turet kuaifikuese, vetëm 32 prejt tyre do të kenë të drejtën për të fazën e grupeve, duelet e të cilave do të vazhdojnë për 12 javë. Nga 32 skuadrat, janë 13 ish-kampione të Europës, përfshirë dhe fituesen e fundit, Barcelonën e Spanjës. 32 ekipe do të luftojnë për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian të klubeve: Ligën e Kampioneve. Të ndarë në tetë grupe me nga katër ekipe, në to spikasin emra të mëdhenj si Reali i Madridit, Milani, Bajern i Mynihut, Liverpul, Barcelona apo dhe Inter.
Në grupin A, do të bëjnë pjesë dy ekipet më të famshme për momentin, Barcelona dhe Celsi, respektivisht kampionë të Spanjës dhe Anglisë., Dy gjigandët europianë janë ndeshur katër herë gjatë dy vitet e fundit, por në raundin me eliminim direkt, ku në edicionin 2004-2005, u kualifikua Celsi, ndërsa në sezonin e fundit të Champions vazhdoi më tej Barcelona, që është dhe kampionia në fuqi e Europës. Gjermanët e Verder Bremen dhe bullgarët e Levski të Sofjes, shoqërojnë ekipet e Frenk Rajkard dhe Hoze Mourinjo, nga një herë fitues të Ligës së Kampioneve si trajnerë. Në grupin përballjet më intiguese janë ato midis Interit (2 herë fitues) dhe Bajernit (4), që janë të shoqëruar nga Sportingu i Lisbonës dhe Spartaku i Moskës. Grupi C, ka në gjirin e saj pesë herë fituesit e Ligës së Kampioneve, Liverpulin, por dhe
dhe hollandezët e PSV Eindhoven (1 herë fitues). Katërshen e këtij grupi e përbëjnë ekipi francez Bordo dhe ai turk Gallatasaraj.
Grupi D ka emra të nivelit të dytë europian dhe lufta për dy vendet e parë do të jetë shumë e ashpër. Valencia (Spanjë), Roma (Itali), Olimpiakos i Pireut (Greqi) dhe Shahktar Dontesk (Ukrainë) duket se përbëjnë grupin më pak të bujshëm, por që gjithsesi dy ekipet e kualifikuara nuk do ta kenë të lehtë në përballjet me kundërshtarët.
Në grupi E janë dy njohje të vjetra. Rekordmbajtësi i Ligës së Kampioneve do të përballet me një "dele" të zezë, me pesë herë kampionët rresht të Francës, Olimpikun e Lionit. Bashkë me ta do të jenë edhe Steaua e Bukureshtit dhe Dinamo e Kievit. Grupi F është shumë tërheqës: Mancester Junaitid dhe skocezët e Sëlltik, janë dy ekipet e ishullore britanike, që së bashku me Benfikën e Portugalisë dhe danezët e Kobenhaven, do të përballen midis tyre, dhe ku favoriti për vendin e parë është padyshim formacioni i "djajve të kuq" të Fergusonit.
Grupi G bashkon anglezët e Arsenalit, portugezët e Portos (2 herë fituese e Ligës së Kampioneve), rusët e CSKA së Moskës dhe gjermanët e Hamburg. Së fundi në grupin H, Milani i fuqizuar duket se do ta ketë shumë të lehtë për të zënë një nga dy vendet e para: Lilë (Francë), Aek (Greqi) dhe Anderleht (Belgjikë), nuk mund të nxjerrin kurrsesi jashtë loje ekipin e teknikut Anceloti dhe goleadorit Filipo Inzagi.
Dash Frashëri
GRUPET DHE SKUADRAT
Grupi A
Barcelona
Celsi
Verder Bremen
Levski
--------------
Grupi B
Inter
Bajern i Mynihut
Sporting
Spartak i Moskës
--------------
Grupi C
Liverpul
PSV Eindhoven
Bordo
Gallatasaraj
---------------
Grupi D
Valencia
Roma
Olimpiakos i Pireut
Shahktar
----------------
Grupi E
Reali i Madridit
Lion
Steaua
Dinamo Kiev
-----------------
Grupi F
Mancester Junaitid
Sëlltik
Benfika
Kobenhavn
-----------------
Grupi G
Arsenal
Porto
CSKA e Moskës
Hamburg
-----------------
Grupi H
Milan
Lilë
AEK
Anderleht

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›