Barcelona, ekip spektakolar

Edhe pse skuadra nuk ka fituar me lehtësi sikurse që bënte në kohën kur udhëhiqej nga Pep Guardiola, Messi ka lavdëruar punën e trajnerit të ri Tito Vilanova. “Kemi ekip spektakolar. Trajneri është duke bërë punë të mirë dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet”, deklaroi argjentinasi për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.
“Duhet të vazhdojmë përpara edhe pse e dimë se ka edhe shumë deri në fund. Por, është mirë të fillojmë mbarë dhe të mos humbim pikë në fillim, diçka që gjithmonë ka ndodhur në vitet e kaluara”, shtoi ai.
Messi, sezonin e kaluar e fitoi Këpucën e Artë me 73 gola, por nuk vendos objektiva për edicionin aktual. “Synimi im nuk është të shënojë gjithnjë e më tepër. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë të fitojë. Nëse shënoj, atëherë edhe më mirë por nëse jo, me rëndësi është që ekipi të shënojë”, përfundoi ai.