Bayerni i uritur

Gjiganti bavarez fitoi 2-0 në udhëtim te Schalke 04 të shtunën duke vazhduar bilancin pozitiv pas katër xhirove të para në Bundesligë. Në mbarim të dy sezoneve dëshpëruese gjatë së cilave Borussia Dortmund fitoi tituj të njëpasnjëshëm, Robben ka theksuar se Bayerni është i gatshëm të rikthehet në krye.
“Ne jemi në formë të shkëlqyeshme, organizimi është në rregull dhe po krijojmë shumë raste për shënim”, deklaroi ylli holandez për Bundesliga.com. “Nga dita e parë e përgatitjeve kisha ndjenjën se skuadra është shumë e uritur këtë vit. Ekipi dëshiron të dëshmohet dhe të arrijë diçka të rëndësishme. Nuk kemi fituar titullin për dy vite dhe nuk është ndjenjë e mirë”, shtoi ai.
Ai konfirmoi se Bundesliga është objektivi kryesor i Bayernit. “Titulli ka qenë gjithnjë objektivi ynë kryesor. Kjo nuk do të ndryshojë. Por, vetëm pse aktualisht jemi pesë pikë para Dortmundit nuk do të thotë se automatikisht e kemi fituar”, përfundoi ai.