Kufiri Maqedoni-Kosovë, ende pa u shënuar
Shkup -Komisionet për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë vazhdojnë takimet e rregullta për shënimin përfundimtar të kufirit. Kryetari i Komisionit të Maqedonisë Todor Nanev thotë se takimet e rregullta vazhdojnë dhe se gjatë këtyre takimeve ekspertët bisedojnë për ecurinë e mëtejshme të punës dhe për çështje të ndryshme teknike.
“Edhe pse e përfunduam çështjen e demarkacionit, çështja e vendosjes së kufirit kërkon kohë dhe nuk bëhet menjëherë. Demarkacioni është punë tjetër, ndërsa kufiri është punë tjetër dhe nuk duhen ngatërruar këto dy terme”, tha Nanev.
Ai sqaron se pasi të shkrihet dëbora, nga fundi i muajit qershor do të bëhet incizimi i kufirit me helikopter, ndërkaq që do të pastrohet edhe terreni. Po ashtu do të ngjyrosen edhe piramidat (gurët e kufirit) dhe në to do të shkruhet “Republika e Maqedonisë”, nga ana e kufirit maqedonas dhe “Republika e Kosovës” nga ana e kufirit të Kosovës.
“Ka një sërë çështjesh që i trajtojmë me homologët tanë kosovar gjatë takimeve të vazhdueshme që kemi dhe një sërë marrëveshjesh që arrijmë gjatë këtyre bisedimeve”, tha Nanev. Shënimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë nisi më 30 qershor të vitit 2008, ku për një periudhë më të shkurtër se tre muaj, komisionet e përziera arritën që të vendosin të gjithë gurët e mëdhenj në të 150-të kilometrat e kufirit, si dhe gurët e ndërmjetëm në gjysmën e kufirit.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar përfundoi demarkacioni i kufirit. Gjatë procesit të shënimit të vijës kufitare mes këtyre dy shteteve shpesh herë ka pas reagime të banorëve të fshatrave rreth kufirit. Fshati Debëllde ka qenë një ndër “pika e nxehta”, ndërkaq që “Kodra Fura” vazhdon të mbetet pika kulmore e shënimit të kësaj vije kufitare. Sipas të gjitha gjasave, çështja e kufirit, duket se nuk do të mbyllet brenda vitit 2009. lajm/start