Barcelona, fitore e vuajtur para Interit dhe Realit

E vuajtur, aq dhe e çmuar kjo fitore për Barçën, e cila në mes të sfidës së dyfishtë të Champions League me Interin, fitoi 1-0 ndaj Celtas dhe kështu e arriti Real Madridin në krye të renditjes, një javë para El Clasico. Lojë me dy fytyra, në Camp Nou, me Barçën dominuese në pjesën e parë, ku gjen golin e ndeshjes me Pedrin.
Në pjesën e dytë, megjithatë, katalanasit ranë në mënyrë dramatike, por megjithatë sollën suksesin në shtëpi falë një Ter Stegeni të disponuar për mrekulli, i cili arriti në 624 minuta i pamposhtur në La Liga.
Sukses i çmuar për katalanasit, të cilët mbërrijnë kështu në El Clasico të dielën e ardhshme me pikë të barabarta me Realin. Por së pari do të jetë Interi.