E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marku-Ymeri, Dinamo “poker” Besëlidhjes

Dinamo kalon provën e radhës, mund Besëlidhjen me rezultatin 4-0, takim i vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë së Parë. Një ndeshje njëkahëshe ajo e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” me Blutë e kryeqytetit që kanë dominuar përballë lezjanëve si në lojë ashtu dhe në rezultat.

Sigurisht që heroi i kësaj sfide ishte Taulant Marku, i cili arriti të shënojë tre gola, ndërsa kompletoi “pokerin” Ymeri në limitet e kësaj ndeshja. Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të me autor Markun, i cili shënoi dhe dy gola të tjerë në minutat 42’ dhe 72’. Goli i katërt me autor Ymerin u shënua në minutën e 93-të.

Dinamo-Besëlidhja 4-0

Shënues: Marku 39′, 42′, 72′, Ymeri 93′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›