E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona heq dorë nga Çesk Fabregas

Vendimi

Drejtuesit e Barcelonës u kanë dhënë siguri homologëve të tyre të Arsenalit, që nuk do t’i shqetësojnë për çesk Fabregas. Lajmi bëhet i ditur vetëm pak orë pasi Leo Mesi deklaroi se kapiteni i “topçinjve” do të transferohet në “Kamp Nou”. “Gjatë ndeshjeve në Champions me Barçën, drejtuesit më të lartë të dy klubeve u takuan dhe morën siguri se spanjollët nuk do të bëjnë asnjë ofertë gjatë vetës për Fabregas”, deklaroi presidenti i Arsenalit, Pitër Hill-Vud. Megjithatë, anglezët duhet të ruhen nga fuqia financiare e Realit të Madridit, por edhe nga Interi, që në shkëmbim mund të ofrojë Mario Balotelin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›