E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, më 26 maj miqësore me Poloninë

Under-21

Përfaqësuesja Under-21 e drejtuar nga trajneri Artan Bushati do të luajë një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre nga Polonia. Marrëveshja u konfirmua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila theksoi se “ndeshja testuese është parashikuar të luhet më datë 26 maj”. Stadiumi ku do të luhet takimi ende nuk është përcaktuar. Kjo miqësore do t’i shërbejë teknikut të kuqezinjve “të vegjël” për të ndërtuar skuadrën e edicionit të ardhshëm eliminator, duke qenë se nga kualifikueset e Europianit 2011 për U-21, Shqipërisë i ka mbetur vetëm një ndeshje. Më 4 shtator, Shpresat tona do të mbyllin aventurën në Grupin 10 (ku renditen të katërtit mes pesë skuadrave, me 4 pikë në 7 ndeshje), me sfidën në fushën e Azerbajxhanit. 21-vjeçarët pritet të kenë edhe miqësore të tjera gjatë muajve korrik, gusht dhe tetor, ndërsa tekniku Bushati do të mund të provojë të gjithë lojtarët që janë kandidatë për një vend në skuadër.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›