E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Pato dhe Leonardo, pranë largimit

Merkato

Milani po përgatitet për “eksodin e madh”, një revolucion i vërtetë në skuadër. Pas lamtumirës së dhimbshme të Kakasë, tifozët kuqezinj i tremben një ndarjeje të dyfishtë. Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, Pato dhe Leonardo duken të destinuar që të largohen gjatë verës së ardhshme. Për sulmuesin interesohen çelsi dhe Reali i Madridit, ndërsa drejtuesit e Milanit presin hapjen e “ankandit”. Edhe pse bilancet e klubit u përmirësuan me shitjen e Kakasë, duket se ata kanë ndërmend të vazhdojnë shitjen e yjeve. Pato mund të vihet në shitje për 55 milionë euro. Roman Abramoviç është i gatshëm ta paguajë një shifër të tillë, ndërsa për të ulur disi çmimin, në marrëveshje mund të futet edhe Ivanoviç. Ndërkohë, trajneri Leonardo duket pranë emërimit në përfaqësuesen braziliane, deri në Botërorin 2014 që “seleçao” do të luajë në shtëpi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›