E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezët kërkojnë Liverpulin me Benitez

Trajneri

Së fundmi, e ardhmja e Rafa Benitez është lidhur me Juventusin. Nëpërmjet gazetës spanjolle, “AS”, menaxheri i trajnerit, Manuel Kuilon, konfirmoi kontaktet me drejtuesit e klubit bardhezi, edhe pse theksoi se “Rafa ka ndërmend që të qëndrojë te Liverpuli deri në vitin 2014”. Për më tepër që për klubin “Reds” interesohet një kompani kineze, e cila ka vendosur si kusht për blerjen e Liverpulit qëndrimin e teknikut spanjoll. Nëse investitorët lindorë do të arrijnë marrëveshjen me pronarët amerikanë, Benitez nuk do ta ketë të vështirë të qëndrojë në “Anfilld Roud” deri në përfundim të kontratës. Gjithsesi, Juventusi mbetet një alternativë, por për të punuar në krye të stolit të italianëve, Benitez kërkon që skuadra të luajë në Champions. Alternativë mbetet edhe Reali i Madridit, ku Benitez është një prej pesë kandidatëve për të zëvendësuar Manuel Pelegrinin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›