E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona ka fituar 5-1 ndaj Valencias

Barcelona ka regjistruar fitore prej 5-1 përballë Valencias në kryendeshjen e kësaj xhiroje të Kampionatit spanjoll.

Pas një periudhe frustuese, futbollisti që mban epitetin e më të mirit në botë, Lionel Messi, shkëlqeu në këtë takim, i cili ishte i 200-ti në La Liga, duke i realizuar katër gola.

Ishin lojtarët mysafirë ata që shënuan të parët me anë të Pablo Piatti (9’), por ky gol vetëm sa i nervozoi lojtarët vendas.

Lionel Messi shfrytëzoi një gabim të Adil Rami pas pasimit të Pedros dhe e barazoi rezultatin (22’).

Pesë minuta më pas, argjentinasi me tentativën e dytë e mposhti portierin Diego Alves, i cili nuk e mbajti topin si duhet (27’).

Në minutën e 76-të, Leo Messi kompletoi het-trikun e tij pas një pune të mirë të Tellos.

Një pasim perfekt nga Sergio Busquets, e shfrytëzoi për mrekulli SuperMessi për t’u regjistruar për të katërtën herë këtë mbrëmje në listën e golashënuesve (85’).

Nuk kaloi shumë minuta pas hyrjes në lojë, i rikthyeri nga lëndimi, Xavi Hernandez, shënoi një gol të bukur për ta mbyllur me "qershi mbi tortë" këtë paraqitje mbresëlënëse të Blaugranëve.

Barcelona mbetet në pozitën e dytë në tabelë me dhjetë pikë më pak se Real Madridi që i prin La Ligas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›