Barcelona, katër vite fitore ndaj secilit kundërshtar
Me fitore ndaj Espanyolit në fundjavën e shkuar, Barcelona edhe njëherë arriti të mposhtë secilin kundërshtar në ligë nga së paku një herë brenda një edicioni, diçka që ka bërë çdo vit prej kur Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit.
Këtë edicion, Barcelona është dashur të presë deri në xhiron e 37-të për ta konfirmuar arritjen të cilën vitin e kaluar e kishin realizuar për 25, me seri prej 17 fitoresh nga xhiro 7 deri 22. Më 2009/10, ndeshja e 35-të kundër Villarrealit e shënoi arritjen, kurse një vit më pas u vendos në xhiron e 31-të.
Malaga është e vetmja skuadër që është mposhtur në secilën prej tetë përballjeve në ligë në katër sezonet e fundit, kurse kundër Racing Santanderit, Barcelona ka fituar të gjitha shtatë përballjet pas barazimit në shtator 2008.
Zaragoza është një tjetër skuadër kundër të cilës Barcelona ka shijuar sukses të madh, duke e mposhtur atë në secilën prej gjashtë takimeve (Zaragoza ishte në divizionin e dytë më 2008/09).