E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferati kërkon rastin

Beg Ferati ishte transferuar gjatë vitit të kaluar nga Baseli në Freiburg, por eksperienca e tij gjermane nuk ishte prej më të mirave.

Ai u aktivizua shumë pak në fushë dhe sezoni i tij mund të konsiderohet i dështuar. Sidoqoftë, mbrojtësi kosovar dëshiron të mbetet në ekipin gjerman.

“Natyrisht, unë dua të rri këtu sepse kam kontratë. Mua nuk më është dhënë rasti që ta demonstroj se çka mund të bëj”, tha Ferati për mediat gjermane. 25 vjeçari kishte vështirësi të ambientimit, por shpreson që në sezonin e dytë në Gjermani të kalojë më mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›