Saharaja, pikë e re strategjike e në botën e drogës
Shkretëtira e Saharasë është shndërruar në qendrën e re të tregtisë së kokainës nga Afrika Perëndimore dhe heroinës që vjen kryesisht nga Azia. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë ditën e ejnte Kombet e Bashkuara. Sipas shefit të antidrogës të OKB-së, paratë që nxirren nga tregtia e drogës përdoren për të financuar terroristët dhe forcat antiqeveritare. Tregtia e drogës në Afrikën Perëndimore po e shndërron drogën në një lloj monedhe shkëmbimi për këtë territor. Terroristët dhe forcat qeveritare nxjerrin shuma të mëdha parash me të cilat blejnë armë, financojnë operacionet e tyre dhe paguajnë mercenarë. Rajoni i Sahel, një zonë në jug të Saharasë, është shkretëtira e dytë më e madhe në botë dhe pikërisht në këtë zonë kryhen edhe trafiqet më të mëdha. Tashmë nga gamilet tregtia e drogës zhvillohet me avionë të posaçëm ngarkesë. Ajo çka është me të vërtetë e rëndë, është fakti që kjo lidhje mes drogës, krimit dhe terrorizmit është zbuluar shumë rastësisht dhe vetëm pas përplasjes së njërit prej avionëve që transportonin drogë.Një muaj më parë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së njoftoi se Afrika Perëndimore po shndërrohej në një nga burimet më të mëdha të prodhimit dhe transportit të drogës në botë. Pas këtij lajmi kanë nisur një sërë hetimesh kryesisht nga ana e Interpolit në vende të ndryshme të dyshuara dhe si pasojë janë zbuluar sasi shumë të mëdha kokaine.Gjatë viteve të fundit, në të gjithë rajonin janë trafikuar 50-60 tonë kokainë dhe ndërkohë janë ngritur edhe laboratorë të posaçëm për përpunimin e drogës, si dhe për prodhimin e drogave të ndryshme sintetike.