Seria A, Roma mundet në shtëpi. Humbet kryesimin

Roma eshte mundur 2-1 nga Sampdoria, duke humbur vendin e pare te renditjes ne kampionatin italian Seria A. Ne “Olimpiko” te tejmbushur skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri nuk ka mundur te ruaje serine pozitive dhe endrra per te fituar titullin kampion eshte larguar per verdhekuqte kur mbeten edhe tre jave nga mbyllja e ketij sezoni.
Roma kaloi e para ne avantazh me kapitenin Toti ne minuten e 14-te, duke dhene pershtypjen se gjithcka do te ishte e lehte per vendasit. Skuadra e Ranierit do t’i afrohej golit te dyte ne disa raste te tjera, por nuk do te arrinte te shenonte. Pjesa e pare e sfides do te mbyllej me epersine minimale te Romes, por Sampdoria do te kthehej ne loje ne minuten e 52-te kur Pacini do te barazonte reazultatin me nje goditje te sakte me koke pas harkimit brenda zones se Kasanos.
Megjithe perpjekjet per te shenuar golin e fitores, romanet nuk do te arrinin te finalizonin aksionet e tyre, nderkohe qe do te ndeshkoheshin perseri ne minuten e 85-te. Pacini do te shenonte dhe golin e dyte per Sampdorian, duke i dhene nje goditje te rende endrres se Romes per te fituar titullin kampion.
Nderkohe, suksesi ne “Olimpiko” i ka dhururar skuadres se Del Nerit vendin e katert qe do te thote nje nje bilete per ne Ligen e Kampioneve ne sezonin e ardhshem.
Nertan Prifti