Maldini të dielën luan derbin e fundit të jetës së tij
Milano - Derbi i të dielës mes Interit dhe Milanit ka edhe një të veçantë tjetër për njeriun “derbi”, Paolo Maldinin. Ky do të jetë derbi fundit për kapitenin legjendar të Milanit. Në karrierën e tij Maldini numëron mbi 50 ndeshje të luajtura kundër Interit.
“Të dielën luaj derbin tim të fundit, -deklaron kapiteni legjendar i Milanit. Në fakt, tani që jemi në fazën e dytë të kampionatit, çdo ndeshje kundër çdo skuadre, do të jetë e fundit për mua. Kjo më bën të ndihem krenar. Ëndërroj ta fitoj derbin tim të fundit, do të jap gjithçka për ta realizuar. Triumfi përballë Interit do të na ndihmojë në luftën për titull”.
Maldini është futbollisti që ka luajtur më shumë në derbin e Milanos, në mbi 50 të tillë.