E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Berisha mbërriti sot në Bërnlei

Nga Irgis Hysenaj
Besart Berisha ka mbërritur sot në Bërnlei, pasi arriti që të merrte lejen e punës përpara tre ditësh. Futbollisti i kombëtares shqiptare madje ka gjetur edhe shtëpinë e tij të re, në të cilën do të banojë, në tre vitet e ardhshme. Edhe pse ka bërë më pak pushime se sa shumica e shokëve të tij të skuadrës, Berisha është i paduruar që të fillojë aventurën e tij të re me skuadrën e Bërnley. Ndërkaq, edhe tifozët e skuadrës angleze janë tepër entuziastë për ardhjen e shqiptarit në skuadrën e tyre. "Është absolutisht e mrekullueshme që Besarti tani mund të luajë dhe të stërvitet për ne, pas të gjithë asaj periudhe pritjeje. Unë shpresoj me të vërtetë që ai do të bëjë gjëra të mrekullueshme për ne. Tani është koha për të që të bëhet një emër që të kujtohet gjithmonë nga tifozët dhe të na ndihmojë që të arrijmë gjëra të mrekullueshme. Ne duhet që ti japim atij një mikpritje të ngrohtë në stadium, kur ai të luajë miqësoret sezonale dhe më të mëdha kur të fillojë kampionati."-shprehet Katherine Sollis, tifoze e FC Burnleit në një nga forumet e skuadrës Shqiptari ka patur disi vështirësi për të marrë lejen e punës në Angli, dhe kjo për faktin se ka procedura më të komplikuara për futbollistët që nuk janë shtetas të Bashkimet Evropian. Bërnlei ngriti një skuadër ekspertësh juridikë dhe në ndihmë të tyre erdhi dhe menaxheri i lojtarit nga Gjermania. Por të premten u arrit që kjo cështje të mbyllej me sukses dhe shqiptari ka mbërritur sot në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›