Fiton Button, McLaren 1-2

Jenson Button fitoi garën për Shpërblimin e Madh të Kinës dhe mori pozitën e parë në kampionat në Formula 1 duke mposhtur kolegun Lewis Hamilton në pozitat 1-2 për McLarenin.
Në garën kaotike në mot të ndryshueshëm që detyroi ngasësit të hyjnë në boks së paku katër herë, kampioni i botës 2009, Button përfitoi nga strategjia e ekipit me dy ndalje, ndërsa Hamilton kishte katër.
“Ishte garë e vështirë dhe përsëri vepruam mirë. Nuk varej vetëm të jemi të shpejtë, por edhe të lexojmë kushtet”, tha Button, i cili arriti fitoren e dytë këtë sezon.
Nico Rosberg në Mercedes përfundoi i treti. Fernando Alonso në Ferrari ishte në pozitën e parë në fillim, por më pas u penalizma pas daljes nga bokset. Ai përfundoi i katërti pas pesë ndaljeve.
Ngasësi i Renaultit, Robert Kubica ishte i pesti, ndërsa kolegu i tij, Vitaly Petrov mori pikët e para në Formula 1, në pozitën e shtatë. Çiftin e Renaultit e ndau Sebastian Vettel, i cili kishte filluar garën nga pol pozita.
Ngasësi i Red Bullit mbeti prapa pas ndryshimit në goma të shiut, e më pas kthimit në të terura dhe kështu humbi shpresat për fitore. Kolegu i tij, Mark Webber kishte strategji të njëjtë të gabuar dhe përfundoi i teti, para Felipe Massës në Ferrari dhe Mercedesit të Michael Schumacherit.
Pas katër xhirove të sezonit, Button udhëheq renditjen e ngasësve me 60 pikë, para Rosbergut me 50. Hamilton dhe Alonso ndajnë pozitën e tretë me nga 49 pikë. McLaren po ashtu ka marrë kryesimin në renditjen e konstruktorëve me 109 pikë, para Ferrarit me 90. Mercedes është ngritur në pozitën e tretë me 78 pikë, para Red Bullit me 73. Gara e ardhshme zhvillohet në Spanjë, në pistën e Katalonisë më 9 maj.
Rezultatet e garës:
1 Jenson Button 1:46:42.163
2 Lewis Hamilton 1:46:43.693
3 Nico Rosberg 1:46:51.647
4 Fernando Alonso 1:46:54.032
5 Robert Kubica 1:47:04.376
6 Sebastian Vettel 1:47:15.473
7 Vitaly Petrov 1:47:29.763
8 Mark Webber 1:47:34.335
Renditja e përgjithshme:
1 Jenson Button 60 pikë
2 Nico Rosberg 50
3 Fernando Alonso 49
4 Lewis Hamilton 49
5 Sebastian Vettel 45
6 Felipe Massa 41
7 Robert Kubica 40
8 Mark Ëebber 28