E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona me shtepi luksi

Sipas vezhgimeve te para, nuk behet fjale thjesht per nje autobus por per nje automjet te vertete luksi.  

Barcelona ka prezantuar nje autobus te ri qe do shoqeroje djemte katalanas nga hoteli per ne stadium. Sipas vezhgimeve te para, nuk behet fjale thjesht per nje autobus por per nje automjet te vertete luksi.


Pjesa e brendshme e “shtepise” se levizshme te futbollisteve ka 36 sedilje, te gjitha me ngjyren e faneles. Gjithashtu, ne brendesi ndodhen 6 televizore plazem, dy lexues dvd, marresi per sinjalin e dixhitalit tokesor dhe sistem audio per cdo lojtar. Autobusi ka gjithashtu edhe shume tavolina, nje banje dhe nje makine per kafe. Ndryshimet vihen re edhe ne pjesen e jashtme te makines. Keshtu, pjesa e pasme ka formen e stadiumit “Camp Nou” dhe shenjen e klubit.

Dritaret jane me xhama te erret, per te evituar njohjen e lojtareve nga jashte. Mesa duket, tekniku Guardiola kerkon revolucionarizim te skuadres jo vetem ne menyren e lojes por edhe ne menyren e te jetuarit…

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›