E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona ndjek nga afër portierin Mandanda

Barcelonë - Barcelona është duke ndjekur me interes portierin e Olimpikut të Marsejës, Stiv Mandanda. Këtë lajm e konfirmon prestigjiozja “El Mundo Deportivo”, e cila thotë se Mandanda është në listën e ngushtë të Barcelonës për të mbrojtur portën.

Portieri aktual i katalanasve, Viktor Valdes, nuk ka arritur akoma një marrëveshje me klubin e tij për rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale përfundon në vitin 2010. Ngërçi kryesor në rinovimin e saj mbetet kërkesa e lartë e portierit për rrogën vjetore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›