E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve-Silva, Seko në Spanjë për goditjen e fundit

Madrid - Juventusi është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me klubin e Valencias për të marrë futbollistin Davis Silva. Këtë e konfirmojnë mediat spanjolle, të cilat i referohen një vizite të Alesio Sekos në Madrid. Drejtuesi i “Zonjës së Vjetër” pritet të diskutojë nga afër me homologët spanjollë për futbollistin e shumë kërkuar.

Në të njëjtën kohë përflitet se Seko do të arrijë një marrëveshje me mbrojtësin e Realit të Madridit, Fabio Kanavaro. Ish-futbollisti më i mirë i botës në vitin 2006 do të shkojë në Itali me parametra zero. Kontrata e tij pritet të jetë një vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Veç futbollistëve që aktivizohen në kampionatin spanjoll, mediat flasin edhe për marrëveshje paraprake të arritur mes Juventusit dhe sulmuesit të Verderit, Diego. Mësohet se në këtë pistë mungon vetëm miratimi i klubit gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›