Barcelona nuk dorëzohet
_757852.jpg)
“Kampionati është shumë i gjatë dhe ka edhe shumë pikë në dispozicion që mund të fitohen dhe humben”, tha Guardiola pas ndeshjes.
“Kanë mbetur edhe shumë takime, kemi një skuadër të mirë mbi ne, por edhe ata i presin disa ndeshje shumë të vështira në udhëtime. Synimi ynë i vetëm është të ngrihemi, të vazhdojmë të bëjmë gjëra të mira që i bëmë sonte dhe të përmirësojmë ato të këqijat”, u shpreh ai.
Golin e vetëm të Barcelonës kundër Espanyolit e realizoi mesfushori Cesc Fabregas. Ish kapiteni i Arsenalit, tani ka nëntë gola këtë sezon dhe insistoi se gara për titull është larg nga përfundimi.
“Ishte ndeshje e vështirë, humbëm dy pikë por duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Tani është koha për pushim”, shkroi Fabregas në profilin e tij në Twitter. Në xhiron e ardhshme, të 19-ën, Reali është mysafir i Mallorcas kurse Barcelona pret Betisin.