E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Koshtunicës mbështet referendumin e serbëve

Partia Demokratike e Serbisë mbështet mbajtjen e referendumit në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt.

Nënkryetari i kësaj partie, Sllobodan Samarxhiq ka thënë se mbajtja e referendumit është potez legjitim për serbët dhe “e vetmja mënyrë që të mbeten në Kosovë” si dhe hapi i fundit të cilin kanë mundur ta bëjnë, pasi pushteti në Beograd injoron dëshirat e tyre që të vazhdojë të jetojnë në Serbi.

Samarxhiq ka thënë se DSS, posaçërisht, mbështet vendimin e komunës së Leposaviqit ku, siç ka thënë ai, ka pasur presion politik nga pushteti i Beogradit.

Sipas tij, zyrtarët në Beograd kanë shqetësime dhe probleme pasi nuk mund ta kontrollojnë këtë proces dhe se partitë opozitarë dhe qytetarët e Serbisë duhet ta mbështesin mbajtjen e referendumit.

Sararxhiq ka thënë se marrëveshjet të cilat Beogradi i arrin me Prishtinën në Bruksel i kontribuojnë asaj që serbët me dhunë të detyrohen të jetojnë nën pushtetin e shqiptarëve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›