Barcelona nuk është njësoj

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Chelsea mund të eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve dhe siguron kualifikimin në finale të garës.
Wenger mendon se katalanët nuk janë në nivelin më të mirë të lojës së tyre derisa beson se Lionel Messi ka treguar shenja të lodhjes.
“Barcelona tani nuk është sikur Barcelona e vitit të kaluar. Atyre u mungon David Villa, që është golashënues i tyre. Po ashtu, Messi më duket pak sa i lodhur, edhe pse vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm. Megjithatë, Chelsea ka shans të kalojë në finale”, deklaroi Wenger.