De Canio, trajner i ri i Genoas

Genoa, e rrezikuar me rënie nga Serie A, ka emëruar Luigi De Canion për trajner të ri pas shkarkimit të Alberto Malesanin për herë të dytë gjatë këtij sezoni.
“De Canio është trajner i ri i Genoas. Ai do të drejtojë seancën e ardhshme stërvitore”, deklaroi presidenti Enrico Preziosi për Radio Anch’io lo Sport.
Preziosi bëri ndryshimin në stafin teknik pas ngjarjeve dramatike në humbjen në shtëpi 1-4 nga Siena. Malesani ishte rikthyer në pankinën e skuadrës Rossoblu më 2 prill për të zëvendësuar Pasquale Marionin i cili ishte pasardhës i tij në dhjetor.