E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sampdoria kalon në gjysmëfinalen e Kupës

Udine - Sampdoria arriti të marrë një fitore të vyer nga 11-metërshat përballë Udinezes në fushën e kësaj të fundit. Koha e rregullt është mbyllur me rezultatin 1-1. Në kohën shtesë asnjë nga skuadrat nuk arriti të shënonte dot, dhe në 11-metërshat Sampdoria tregohet më e saktë.

Golin e parë të takimit do ta shënonte Pacini në minutën e 55-të për skuadrën e Sampdorias. Barazimin do ta vendoste Di Natale në minutën e 63-të me nje 11-metërsh për skuadrën e Udinezes. Në minutën e fundit Di Natale humbet një rast të pastër për shënim, gol që do t’i jepte mundësinë skuadrës së tij të shkontë ne gjysmëfinale. Tek gjuajtjet e 11-metërshave D’Agostino dhe Pepe do të tregoheshin të pasaktë përballë portierit Mirante.

Në ndeshjen gjysmëfinale Sampdoria do të përballet me skuadrën e Interit. Sonte do të luhet takimi tjetër për çerekfinalet, ai mes Lacios dhe Torinos në stadiumin “Olimpiko” të Romës. Në datë 4 shkurt do të luhet ndeshja e fundit, ajo mes Napolit dhe Juventusit në stadiumin “San Paolo”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›