Barcelona, pas Van der Wiel

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 18:25
Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Gregory van der Wiel, i cili spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United. Reprezentuesi anglez tashmë një kohë të gjatë është objektiv i Sir Alex Fergusonit, ndërsa më parë kishte zgjuar interesim edhe nga Inter dhe Manchester City.
Mirëpo, Barcelona ka filluar ta përcjellë 22 vjeçarin si alternativë për Daniel Alvesin, i cili ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me klubin. Van der Wiel vlerësohet rreth 15 milionë euro.